Krasniqi-Kurtit: Ti nuk ke të drejtë me folë sot

Frashër Krasniqi që dikur ishte aktivist i VV-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili e përshëndeti lirimin e tij dhe aktivistëve e ish-aktivistëve të tjerë të VV-së nga akuzat për terrorizëm.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti nuk ka aspak të drejtë të flasë për këtë rast, pasi, sipas tij, ai s’ka folur kur është dashur, por vetëm nëpër fushata zgjedhore për vota.

“Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot! Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se Kurti nuk i ka vizituar në burg deri në momentin kur ka shkuar për fushata.

Ai madje tha se kryeministri nuk e ka përmendur as arrestimin e Astrit Deharit deri në momentin kur i ndjeri vdiq në burg.

“Nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë. Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi e akuzoi Krutin si përgjegjës për moszbardhjen e rastit Dehari.

“Ti s’ke shkruar asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala. Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!”, ka shtuar ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!