Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për PE të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian që të votojnë në zgjedhjet që mbahen për Parlamentin Evropian nga 6 deri më 9 qershor.
Ai përmes në Facebook ka thënë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
“PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj”, ka shkruar Krasniqi
“Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Lajmet Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për PE të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve >> Rahoveci INFO.