Krasniqi e cilëson Toni Kukën si aset kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi njoftoi se mbrëmë ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “Sensei” i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit Driton Toni Kuka.
Ai ka vlerësuar lart punën e Driton Kukës në xhudo, duke e cilësuar atë si aset kombëtar.
“Me Tonin njihemi gjatë dhe e di që për të, gjithçka ka filluar me një ëndërr, ka vazhduar me shumë punë dhe ka dhënë frytet e suksesit falë disiplinës së hekurt.
Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, është aset kombëtar. Ky dokumentar, të cilin ua sugjeroj të gjithëve ta shohin, dëshmon kontributin e tij të çmuar e të pazëvendësueshëm për xhudon dhe shtetin tonë. Ishte kënaqësi ta ndjekim së bashku këtë kryevepër, Toni. Suksese të mëtutjeshme, Sensei!”, shkroi Krasniqi në Facebook./21Media