Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, kjo është shkelje e rregullores
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 17-të të Kuvendit, ka thënë se VV nuk e ka ndërmend që të bëj asnjë veprim për të zhbllokuar situatën e cila sipas tij e ka krijuar vet VV.
Ai shtoi se përveç reprizës së epizodës së 17 të bllokimit me qasjen e tyre arbitrare dhe imponuese të VV-së, deputetët e VV-së nuk kanë ardhur me kohë në Kuvend.
Krasniqi tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.
“Nuk e ka ndërmend që të bëj asnjë veprim për të zhbllokuar situatën të cilën e ka krijuar vet, përveq që patëm edhe një reprizë të epizodës së 17 të bllokimit me qasjen e tyre arbitrare dhe imponuese të tyre, sot patëm edhe një zhvillim vërtetë të papranueshëm, e para e punës deputeët e partisë që ka dalë e para në zgjedhje nuk erdhën as me kohë, ju e patë ishin 45 minuta me vonesë dhe kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregulloren do të thot kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren që thot se duhet të mblidhemi cdo dy ditë deri sa të konstituohet kuvendi ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, këto janë dy probleme e para është kretjësisht e papranueshme me ba një kërkese të tillë për me shkel rreguylloren me vetëdije deputetët e Republikës së Kosovës dhe e dyta kjo tregon që vullneti i tyre nuk është në asnjë mënyrë me tentu me ba zgjidhje apo me lëvizë përpara po thjesht këto repriza mos me u majt cdo dy ditë po cdo javë”, tha Krasniqi. /Rahoveci INFO