Krah familjes së tij, Gjesti uron festën e Bajramit

Për festën e Kurban Bajramit, këngëtari i njohur Gjesti ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të ngrohtë familjar.
Ai ka publikuar një foto krah familjes së tij, duke shprehur urimet më të përzemërta për ndjekësit e tij në Instagram.
“Me fat Kurban Bajrami! Uroj që kjo festë e shenjtë t’ju gjejë në paqe, shëndet e lumturi pranë familjes dhe të dashurve tuaj.”, ka shkruar Gjesti.