KQZ ndan rreth 3.7 milionë euro për subjektet politke për vitin 2025, LVV kundërshton financimin e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike.

Në mbledhjen e mbajtur më 30.04.2025, U.d. Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se për periudhën 1 prill- 31 dhjetor 2025, vlera e totale e Fondit që do t’i ndahet 15 subjekteve poltike është 3 milionë e 670 mijë euro.

Gjatë mbledhjes, ai njoftoi se kanë përgatitur edhe ndarjen e fondeve për subjektet politike të legjislaturës së kaluar, në vlerë prej 106,898,31 euro.

Mirëpo, ndarja e këtyre mjeteve për Listën Serbe, u kundërshta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, deklaroi se e voton rekomandimin e KQZ-së, mirëpo u shpreh se nuk voton ndarjen e këtye mjeteve për Listën Serbe.

“Unë votoj kundër ndarjes për Listën Serbe në çdo rast”- tha shkurtimisht Kurteshi.

Ndërsa, me tetë vota ‘për’ u miratua rekomandimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare për subjektet politike.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, shuma e mjeteve buxhetore dedikuar Fondit për mbështetjen e subjekteve politike nuk mund të kalojë
0.17% të Buxhetit të Kosovës.

Mjetet nga ky Fond ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve për atë mandat.

Nëse një deputet vendos të largohet nga subjekti politik, ku ka fituar mandatin, nuk do të bartë mjetet financiare të ndara nga Fondi për atë mandat në subjektin e ri politik.

Njoftim nga mledhja e KQZ _ 30 __ 30 04 2025 (2)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker