KQZ merr vendim për kryetarët në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se i ka verifikuar listat e nënshkrimeve të peticionit për largimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit.

Me këtë rast anëtarët e KQZ-së me 8 vota për dhe 2 abstenime kanë miratuar propozimin e Sekretariatit të KQZ-së qe data 21 prill 2024 të mbahet procesi i votimit për largimin e kryetarëve të këtyre komunave.

Sipas Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, nga listat e pranuara rezulton se në të katër komunat është përmbushur 20 për qindëshi i kërkuar në peticion për të nisur procedurat e largimit të kryetarëve.

“Në komunën e Leposaviqit, lista e nënshkruesve përmban 3 mijë e 30 nënshkrime, ndërsa pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve, rezulton se 2 mijë e 905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote. Pra, numri i votuesve për komunën e Leposaviqit është 13 mijë e 441 votues, ku 20 për qind e votuesve për këtë komunë i bie të jetë 2 mijë e 689 votues. Andaj, këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve për këtë komunë. Në komunën e Zubin Potokut, lista nënshkruese e peticionit përmban 1 mijë e 567 nënshkrime, ku pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve rezulton se 1 mijë e 380 nënshkrues janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote. Numri i votuesve është 6 mijë e 732 votues, ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie që të jetë 1 mijë e 347 votues, andaj, këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar për peticion”, tha kryetari i KQZ-së.

20 për qindëshin e kërkuar në peticion e ka përmbushur edhe komuna e Zveçanit, ku peticionin e kanë nënshkruar 1 mijë e 834 njerëz”

.

“Pas krahasimit me listën e votuesve, ka rezultuar se 1 mijë e 714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në komunën e Zveçanit. Numri i votuesve për komunën e Zveçanit është 7 mijë e 52 votues, ku 20 për qind e votuesve i bie të jetë 1 mijë e 411 votues. Andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar për peticion. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, janë mbledhur 3 mijë e 148 nënshkrime në listën e peticionit, ku pas krahasimit me listën votuese ka rezultuar se 3 mijë e 563 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut. Numri i votuesve është 18 mijë e 199 votues, ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jetë 3 mijë e 640, andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar në peticion”.

“Në kuptim të Nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale për largimin e kryetarit të komunës, paragrafit 1, 2 dhe 3, duke marrë parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizimin në aspektin teknik të këtij procesi, Sekretariati i KQZ-së konsideron se koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill 2024, për të cilën nevojitet vendim për caktimin e kësaj date si datë për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarit të komunës”, ka thënë ai.

Lajmet KQZ merr vendim për kryetarët në veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>