KQZ konfirmon dështimin e largimit të kryetarëve në katër komunat veriore

Në konferencën për media, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se në bazë të të dhënave të pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në katër komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut duke potencuar se iniciativa për largimin e kryetarëve në veri ka dështuar për shkak se nuk kanë votuar aq qytetarë sa kërkon ligji.

“Numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim: në Komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues, në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues, në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues. Duke u mbështetur nga të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet në ligjin për vetqëverisje lokale andaj konstatojmë se iniciativa për largimin e kryetarëve në veri ka dështuar”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka shtuar se KQZ është angazhuar maksimalisht në këtë proces.

Lajmet KQZ konfirmon dështimin e largimit të kryetarëve në katër komunat veriore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>