KQZ-ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka konfirmuar se janë siguruar zyrat për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat veriore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ky proces do të mbahet në hapësirat e objekteve të administratës komunale.

“Në fillim të mbledhjes, u prezantua një raport lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, me përkrahjen e komunave përkatëse, janë siguruar zyret në hapësirat e objekteve të administratës komunale”, tha Radoniqi.

Lajmet KQZ-ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat veriore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>