KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin sot për t’i ndërprerë mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se predispozitat ligjore parashikojnë heqjen e mandatit për Belerin, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash.
Beleri u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit 2023, me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Dy ditë më pas ishin zgjedhjet dhe Beleri, kandidat i opozitës, arriti të fitojë nga qelia me 18 vota më shumë se Gjergji Goro i PS.
GJKKO e dënoi atë me 2 vite burg, dënim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.
Sot KQZ i ndërpreu atij përfundimisht mandatin, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Himarë.
Lajmet KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit >> Rahoveci INFO.