Kosovarët nga 5 maji mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë është ratifikuar se Marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Kjo u bë e ditur nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.
“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë.’, shkroi ajo në platformën X./21Media