Kosova U18 ka shënuar fitore bindëse ndaj Kaledonisë së Re

Kosova U18 ka shënuar fitore bindëse ndaj Kaledonisë së Re në ndeshjen e fundit në Grupin B të IHF Trophy Intercontinental.

Me këtë fitore, Kombëtarja jonë siguroi vendin e parë në grup.

Kosova U18 fitoi me rezultat 36:15, në një ndeshje që nuk ishte e barabartë. Djemtë tanë, ashtu si pritej, kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Granit Kadiri ishte më efikasi me 14 gola.

Nesër në gjysmëfinale, Kombëtarja jonë luan me SHBA-në. Në gjysmëfinalen tjetër përballen Uzbekistani e Nigeria.

Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker