Kosova synon të marrë fitore sonte në Zvicër

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i ketë dy sfida të rëndësishme këtë muaj.

Të parën lojë, Dardanët do të kenë pikërisht sonte, kur do të përballen me Zvicrën.

Dardan Berisha me shokë do të mundohen të nxjerrin rezultat të favorshëm në ndeshjen që do të luhet në Bern.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për parakualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2027, prej të cilave Kosova synon të dalë sa më mirë.

Por, Verdhekaltrit i pret një punë e vështirë sonte pasi do të kenë punë me ekipin “Helvetik”, i cili i ka dy fitore nga po aq takime.

Ndërsa, Kosova e ka një fitore e një barazim, njëjtë sikurse me Azerbajxhanin, kurse Irlanda i ka dy humbje.

E ndeshjen tjetër të grupit Kosova do ta luajë më 24 nëntor, më saktësisht këtë të diel.

Edhe kësaj radhe, Dardanët do të luajnë në udhëtim, ndërsa ata do ta vizitojnë Irlandën në Dublin.

Këto mund të jenë ndeshje përcaktuese për Kosovën, edhe pse në vitin që vjen do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në këtë fazë.

Federata e Basketbollit i ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i mbështesin në tribuna lojtarët e Kosovës në këto dy udhëtime.

Ekipi është grumbulluar të martën e kaluar dhe ka ushtruar në Prishtinë, derisa tani është i gatshëm për dy sfidat e nëntorit.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të luhet sonte dhe do të fillojë në orën 19:30.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker