“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci i del kundër Liburn Aliut

Ministri i Bujqësisë dhe bashkëkryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, e ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili nëntorin e vitit të kaluar ka deklaruar se Kosova është shtet i përkohshëm.

Peci tha se nuk duhet të jetë opsion ideja e lëre më deklarimi publik në të cilin thuhet se Kosova është shtet i përkohshëm.

“Republika e Kosovës është fitorja më e madhe e kombit shqiptar dhe në baza ditore si ministër punoj me krejt potencialin dhe energjinë që e kam që Kosova të jetë shtet i përhershëm, i zhvilluar, në shërbim të ekonomisë dhe mirëqenies qytetare”.

“Është projekt në të cilin besoj se të gjithë ne ia kemi borxh gjithë atyre gjeneratave të tëra dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Kosovën që ta shndërrojmë në një shtet funksional, demokratik dhe të përhershëm”, tha Peci në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se reagim të njëjtë do të kishte ndaj çdo kujt tjetër, jo vetëm ndaj Aliut, pasi sipas tij, kushdo që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal.

“Jo vetëm ndaj ministrit Aliu, por ndaj çdo kujt që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal dhe i bën dëm shumë të madh Kosovës në arenën ndërkombëtare në proces të konsolidimit dhe proceseve integruese që është e rëndësisë së veçantë.

“Kosova është shtet i përhershëm dhe integrimi i saj në mekanizmat evropian dhe euroatlantik është i rëndësisë së veçantë jetike. Deklarata të tilla e dëmtojnë dhe janë të dëmshme e duhet pasur distancim prej të gjithëve”, tha Peci.

Më tej, ministri i Bujqësisë tha se të gjithë duhet të distancohen nga deklarat e ministrit Liburn Aliu, se Kosova është shtet i përkohshëm.

Lajmet “Kosova shtet i përkohshëm”, Peci i del kundër Liburn Aliut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>