“Kosova nuk guxon të zëvendësojë CEFTA-n me EFTA-n”

Kryeministri Kurti në një njoftim të tij bëri të ditur se Kosova në fillim të vitit 2025 do të nënshkruaj marrëveshje ekonomike dhe tregtare me vendet e EFTA-s. Sipas tij marrëveshja u arrit pas katër raundeve negociata të nisura në vitin 2022.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n.

Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s.”, njoftoi Kurti.

Ditë më parë u bë e ditur se Kosova rrezikon të përjashtohet nga CEFTA nëse vazhdon të mos e heqë masën ndaluese ndaj mallrave serbe. Gjermania ka kërkuar që Kosova të heqë masat ndaluese ndaj Serbisë dhe në këmbim Kosova do të përfaqësohet me fusnotë dhe jo përmes UNMIKU-t. Por, përveç kësaj, për ndalimin e mallrave serbe Kosova rrezikon të përjashtohet edhe nga nismat rajonale siç është procesi i Berlinit, gjë që mund ta rrezikojë edhe një buxhet të përcaktuar nga Plani i Rritjes i BE-së. Ndërkohë u tha se Kosova, ndodhet nën një presion dhe do t’i duhet të vendosë për t’i larguar ose jo masat ndaluese ndaj mallrave serbe deri në gjysmën e tetorit kur edhe mbahet takimi i radhës së Procesit të Berlinit. Kryetari i komisionit për ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, thotë se çdo nismë për anëtarësim në organizata Evropiane është pozitive por që sipas tij, asnjë organizatë nuk e zëvendëson një organizatë tjetër.

“Zëvendësimi i organizata është praktikë e kësaj qeverie nuk zëvendësohen këto organizata. CEFTA ka rëndësinë e saj EFTA ka rëndësinë e saj por këto janë praktika të kqija që kjo qeveri përdorë”, tha Shala për rtv21

Që nga viti 2019 Kosova ka eksprtuar në kuadër të CEFTA-s, ku përfshihen vendet e Ballkanit dhe Moldavia, produkte në vlerë prej rreth 1.6 miliardë euro. Përmes CEFTA-s, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të eksportojnë produkte në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, duke mundësuar qasje për eksport edhe në SHBA. Për këtë çështje kryetari i aleancës së bizneseve thotë se anëtarësimi në EFTA ku bëjnë pjesë katër shtete të Evropës nuk guxon të krahasohet me tregun që mundëson CEFTA.

“EFTA është një organizatë e vogël dhe ndikimi i saj është i mirë se ardhur por asnjëherë nuk krahasohet me CEFTA-n këto janë të rëndësishme që të dyja por Kosova nuk guxon të tentoj të zëvendësoj ceften sepse ndëshkimet që mund të vijnë nga CEFTA lidhen drejtë për drejtë me procesin e Berlinit. “,tha Shahini.

Në shtator të këtij viti Kosova ka përfunduar negociatat për tregtinë e lirë me Asociacionin e Evropian për Tregtinë e Lirë, EFTA, ku bëjne pjesë Norvegjia, Zvicra, Lihtenshtajni dhe Islanda. Ndërkohë njohës të çështjeve ekonomike thonë se në rast të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA dhe procesit të Berlinit përveç dëmeve të pariparueshme ekonomike do të ketë edhe efekte politike./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>