Kosova në epërsi ndaj Islandës

(Lajm i përditësuar)


Kosova në epërsi ndaj Islandës

Dominimi i plotë i dardanëve është shpaguar në “Fadil Vokrri”, duke ardhur deri te goli i dytë.

Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58-të solli kombëtaren e Kosovës në epërsi ndaj Islandës 2:1, pas shikimit të VAR-it që konfirmoi se gjithçka ishte e rregullt në aksionin e dardanëve.

Ky është goli i parë për Rexhbeçajn, i cili do të jetë i rëndësishëm para ndeshjes së kthimit të dielën në terrenin neutral në Spanjë, pasi Islanda po kryen renovimin stadiumit të saj në Reikjavik


Kosovë – Islandë 1 : 1

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur në epërsi kundër Islandës me rezultat 1:0, por shumë shpejt ka pësuar gol për 1:1.

Vetëm dy minuta zgjati epërsia e Kosovës pas golit të Lumbardh Dellovës në minutën e 19-të, pasi lojtari mysafir Orri Oskarsson barazoi kur doli përballë portierit Muriq.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” po zhvillohet para 12 mijë shikuesve, në një atmosferë të zjarrtë pavarësisht temperaturave të ulëta.


Kosova dhe Islanda përballë njëra – tjetrës në “Fadil Vokrri”

Ka filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Islandës, sfidë kjo e vlefshme për play-off-in e Ligës së Kombeve.

Skuadra që do të tregohet më e suksesshme në dy ballafaqimet sot dhe të dielën, do ta sigurojë Ligën B të Ligës së Kombeve

Lajmi i mirë për Kosovën erdhi pak para fillimit të ndeshjes pasi kapiteni Amir Rrahmani ia doli të rikuperohet nga lëndimi dhe trajneri Franco Foda i ka dhënë atij vendin e startuesit në formacion.

Formacioni i Kosovës: Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Rexhebeçaj, Berisha, Krasniqi, Rashica, Rrudhani, Muriqi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker