Kosova kthehet me fitore nga Lituania

(Lajm i përditësuar)


Kosova kthehet me fitore nga Lituania

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lituanisë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” treguan lojë efikase në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare për fitoren e dytë në grupin C2.

Në pjesën e parë Edon Zhegrova solli në epërsi “Dardanët” në minutën e 20-të, pas asistimit të Florent Musliut.

Kombëtarja jonë vazhdoi lojën e mirë edhe në 45 minutat e dyta duke thelluar epërsinë përmes Erion Krasniqit pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 65-të.

Një gabim i mbrojtjes dardane kushtoi me golin e shënuar nga Paulius Golubickas gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e dyta në tabelë me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e radhës “Dardanët” e zhvillojnë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros, më 15 tetor, nga ora 20:45.

Dy ndeshjet e fundit të grupit Kosova i përmbyll kundër Rumaninë si mysafire më 15 nëntor dhe Lituanisë si vendës tri ditë më vonë, 18 nëntor.


Kosova dyfishon epërsinë ndaj Lituanisë

Kosova ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve.

Ishte Ermal Krasniqi që realizoi në minutën e 64-të.

Ky është goli i parë i Krasniqit me fanellën e Kosovës.


Dardanët në epërsi pas 45 minutave të parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll po avancon ndaj Lituanisë në ndeshjen e tretë të grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Pas 45 minutave të para rezultati në stadiumin “Dariaus Ir Gireno” është 0:1 për “Dardanët”.

Autor i golit ishte Edon Zhegrova në minutën e 20-të, pas asistimit të Musliut.

Kosova momentalisht renditet e dyta në grup me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker