“Kosova ka dështuar në diplomaci”

Kosova ka dështuar në diplomaci dhe në ruajtjen e marrëdhënieve më aleatët, vlerësojnë njohës të çështjeve diplomatike dhe politike. Sipas tyre, do të duhet shumë kohë që pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare të forcohet dhe se riparimi i marrëdhënieve me aleatët do të jetë sfidë për qeverinë e ardhshme.

Mungesa e njohjeve të reja, mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, masat ndëshkuese të BE-së si dhe përplasjet e shpeshta me aleatët janë ndër çështjet që gjatë katër viteve të fundit duket se kanë rënduar pozitën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ish-ambasadorja Alma Lama, vlerëson se Kosova nuk qëndron mirë në diplomaci e as në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas saj, riparimi i këtyre marrëdhënieve do të jetë sfidë për qeverinë e ardhshme.

“Kosova qëndron mjaft dobët sa i përket diplomacie veçanërisht gjatë këtyre viteve ka pësuar dëme të mëdha në planin ndërkombëtar jo vetëm sa aspekti i njohjeve dhe anëtarësim ne organizata ndërkombëtarë kur humben shansin për KiE por edhe në raport me miqtë dhe aleatët dhe vendet që mbështesin Kosovën. Sot kemi një raport të acaruar me ShBA-në me BE-në dhe dyert janë të mbyllura për krerët e shteti në DASH kryeministri dhe zyrtarët qevritarë janë në sabksuone sa i përket kështu që mendoj se është pozicion mjaft i dobët fatkeqësisht ky pozicion e gjen në kohën kur ka ndryshime të mëdha gjeopolitike një administratë të re në Shtëpinë Bardhë.
Sfidë jashtëzakonisht e madhe sepse ka humbje te besimit tek kundërshtimit të Kosovës nga ana e ShBA-së dhe e BE-së dhe ngritje e mirëbesimit kërkon shume kohë”, ka thënë Lama.

Edhe politologu Albinot Maloku, thotë se Qeveria aktuale ka dështuar në diplomaci. Ai shton se Kosova ka nevojë që t’i ruaj raportet me aleatët.

“Me riardhjen e qeverisë Kurit matësi kryesor kaneë në njohje dhe anëtarësim i këtu kemi një fiasko përveç kësaj kemi edhe raporte jo të mira sidomos me aleatët dhe këto raporte s’do duhej te ishin ne këtë dergje kemi edhe masat…për rrjedhojë edhe praktika e bërjes me kusht te diçkaje. Republika e Kosovës në rrafshin diplomatik ka pësuar një fiasko të llojit”, tha Maloku për rtv21.

Njohja më e fundit pavarësisë së Kosovës është ajo nga Izraeli në shkurt të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë Kosova nuk ka pranuar ndonjë njohje të re.

Gjatë mandatit të qeverisë së tanishme, Kosova nuk është anëtarësuar as në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ndonëse gjasat për anëtarësim në Këshill të Evropës ishin të mëdha.

Një progres i vetëm në mekanizmat ndërkombëtar ishte avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë parlamentare të NATO-s, nga anëtare vëzhguese në atë të asocuar./RTV21/21Media

 


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker