Kosova ia mundëson Haaland të thyej rekordin e Mbappe, Kane dhe Aguero

Sulmuesi norvegjez i Manchester City-t, Erling Haaland ka thyer një rekord të madh me het-trikun e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Kosovës.

Haaland shënoi het-trikun e tij të 22-të në karrierë, duke shënuar të gjithë golat e Norvegjisë në fitoren 3-0 në miqësoren kundër Kosovës.

Sipas faqes së njohur Squawka, Haaland tani ka më shumë het-trik se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, të cilët kanë nga 21 sosh.

Nëntë nga het-trikët e Haalandit kanë ardhur me fanellën e City-t, ku më e fundit e tij ishte performanca me katër gola kundër Wolves muajin e kaluar.

Në ndeshjen kundër Kosovës, Haaland shënoi në minutat e 15-të, 70-të dhe 75-të.

Ai tani ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje për Norvegjinë dhe 90 gola në 98 ndeshje për City-n.

Haaland gjithashtu mban disa rekorde për het-trik në Ligën Premier, duke qenë lojtari më i shpejtë që shënon dy, tre, katër dhe pesë het-trik.

Lajmet Kosova ia mundëson Haaland të thyej rekordin e Mbappe, Kane dhe Aguero >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>