Kosova i prish punë Zvicrës

Pavarësisht telasheve të mëdha me mungesën e lojtarëve kryesor, Kosova ka arritur të marr një pikë nga përballja me Zvicrën.
Ka qenë Muhamet Hyseni që ka shënuar golin e barazimit për Kosovën në minutën e 82-të pas një pasimi të bukur nga Vojvoda.
Derisa për Zvicrën ishte Vargas në minutën e 47-të.
Kosova ka 11 pikë dhe renditet në vendin e katërt që e humb mundësinë për të ecur tutje, ndërsa Zvicra e cila deri sot mbante vendin e parë, tash renditet e dyta në grup me 17 pikë, kurse vendin e saj e ka zënë Rumania, e cila mundi Izraelin dhe tash ka 19 pikë.
Lajmet Kosova i prish punë Zvicrës >> Rahoveci INFO.