Kosova i dërgon armatim Ukrainës, Rohde e përgëzon

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës.

Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike.

Për këtë ambasadori gjerman tha se ky veprim i Kosovës është shumë i lëvdueshëm.

Ai përmendi faktin që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën.

“Edhe pse Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde.

Lajmet Kosova i dërgon armatim Ukrainës, Rohde e përgëzon >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>