Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve

(Lajm i përditësuar)

Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve

Kosova e ka mbyllur me fitore rrugëtimin e saj në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.  Dardanët kanë triumfuar ndaj Lituanisë me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Goli që ia siguroi tri pikë të plota Kosovës erdhi në minutën e pestë, derisa realizues ishte Muharrem Jashari.

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.

Dardanët kanë shkuar në pushimin 15 minutash me epërsi minimale 1-0.

Golin e vetëm e realizoi mesfushori ofensivë Muharrem Jashari në minutën e pestë të ndeshjes pas asistimit nga Vedat Muriqi.

Goool, Kosova ka dalur në epërsi

Muharrem Jashari ka shënuar gol të bukur për epërsinë 1:0 të Kosovës ndaj Lituanisë.

Jashari shënoi që në minutën e pestë të ndeshjes.

Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para takimit janë publikuar formacionet zyrtare, me dy përzgjedhësit që kanë vendosur 11-shet më të mira.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker