Kosova dhe Serbia rrezikojnë humbjen e mundësive nga Plani i Rritjes në mungesë të progresit
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka deklaruar se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin.
“Dhe, sigurisht, kur t’i marrim këto agjenda reformash, do të mund t’i vlerësojmë dhe miratojmë, padyshim pas konsultimit me vendet anëtare. Pra, kjo është ende duke pritur partnerët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ajo.
Derisa për Kosovën dhe Serbinë ka thënë se është vendosur parakushti që lidhet me progresin në rrugën e tyre të normalizim të raporteve.
“Kur është puna te Kosova dhe Serbia është një parakusht për të bashkëpunuar në një mënyrë konstruktive në kornizën e zotimeve të dialogut dhe sigurisht kjo është një gjë që do të monitorohet dhe ne jemi duke pritur nga palët që të dërgojnë agjendat e tyre të reformave. Të dyja palët rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, ka deklaruar ajo.
Lajmet Kosova dhe Serbia rrezikojnë humbjen e mundësive nga Plani i Rritjes në mungesë të progresit >> Rahoveci INFO.