“Kosova dhe Mali i Zi t’i bashkohen Serbisë”/ Rama dënon deklaratat e Dodik: Shpresoj që heshtja e BE të thyhet sa më shpejt
Një deklaratë e ekstremistit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. “Serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi, deklaroi kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik”.
Duke e cilësuar deklaratën si të rrezikshme, kryeministri Edi Rama, shkruan në një postim ne rrjetin social ‘X’, se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët e BE-së e shpreson që shumë shpejt kjo heshtje të shuhet.
‘Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!’- shkruan Rama.
Kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, deklaroi pak ditë më parë se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi.
“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, u shpreh Dodik.
Lajmet “Kosova dhe Mali i Zi t’i bashkohen Serbisë”/ Rama dënon deklaratat e Dodik: Shpresoj që heshtja e BE të thyhet sa më shpejt >> Rahoveci INFO.