Koordinohen për finalizimin e procesit të heqjes së vizave

Përfundimi i procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli, situata në Izrael dhe në Lindjen e Mesme si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla pati me ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv.

Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Ziv folën edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Lajmet Koordinohen për finalizimin e procesit të heqjes së vizave >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>