Konjufca: LVV-ja ka pritur tre vjet për ta marrë vendimin për dinarin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk beson se do të ketë lëkundje të relacioneve në mes Kosovës dhe shteteve mike të saj pas vendimit të BQK-së për dinarin.

Konjufca tha se shtetet mike gjithnjë e këshillojnë dhe e shtyjnë përpara Kosovën që të veprojë ashtu siç mendojnë ato, por sipas tij, Kosova është ajo që i merr vendimet vet dhe “kurrë nuk i merr vendimet në mënyrë të njëanshme ashtu siç po pretendohet.

“Çështja për dinarin është ditur qysh moti që Lëvizja Vetëvendosje ka pritur tash e tri vite për ta marrë këtë vendim. Ndërkombëtarët e kanë ditë që nën qeverisjen e VV-së do të merret një vendim i tillë sepse kur kanë qenë në pushtet formacione të tjera, nuk është zbatuar një rregull që është e shkruar. Dinari ilegal në Kosovë është prej kur ka hyrë në fuqi euro”.

“Mirëpo ai ka funksionuar në mënyrë ilegale sepse e kanë mbyllur njërin sy institucionet e Kosovës, qeveria, BQK-ja dhe institucionet financiare të Kosovës. Për një moment ne kemi vendosur mos t’i mbyllim sytë dhe të tregojmë se kjo është ajo çka shkruan në letër. Nuk mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare, unë këtë e konsideroj rritje të zbatimit të ligjit”, tha Konjufca.

Kreu i kuvendit më tej tha se pas vendimit të fundit të BQK-së nuk beson që do të ketë masa të reja ndaj Kosovës.

“Ne i sigurojmë [bashkësinë ndërkombëtare] që kurrfarë efekti negativ në jetën e serbëve kjo nuk do të ketë. Problemi është tek paraja “kesh” që po iu vjen serbëve me thasë”.

“Disa njerëz pastaj po e lidhin popullatën serbe me këto, me shantazh, me kontroll, ky është problemi, e nuk është problemi që serbët do të mbesin pa pensione e paga. Nuk besoj që do të ketë masa të reja”, tha ai.

Lajmet Konjufca: LVV-ja ka pritur tre vjet për ta marrë vendimin për dinarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>