Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur “të papranueshëm” arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj në Merdarë nga policia serbe.

Konjufca ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të tij.

“Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Sipas Konjufcës, ky arrestim përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

“E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve. Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Konjufca.

Më tej, Konjufca ka vlerësuar se, me këtë akt qeveria serbe dëshmon se është në përputhje të plotë me politikën e regjimit të Millosheviqit.

“Akte të tilla mbi qytetarët tanë nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Thirrja e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Serbisë për lirimin e Hasan Dakajt do t’i shërbente më së miri stabilitetit dhe mundësive të së ardhmes”, ka përfunduar ai.

Lajmet Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>