Konjufca: Dialogu u fut në arkivol me sulmin në Banjskë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se dialogu në formatin qysh ka qenë nga viti 2011, e pati arkivolin më 24 shtator, pra kur ndodhi sulmi në Banjskë vitin e kaluar.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon Bashkësia Ndërkombëtare edhe institucionet e sigurisë përfshirë inteligjencën, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pasur mbështetjen prej shtetit të Serbisë. Atyre iu ofrua logjistika dhe mbështetja shtetërore edhe poligonet ushtarake me ushtru ata me i marr armët, kemi fakte që ka pasur edhe shkëmbim armësh mes ushtrisë dhe grupit terrorist. Konsideroj që për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që të mund të vazhdohet normalisht. Kjo ishte ajo që ndodhi në Banjskë. Ishte gozhda e fundit e arkivolit të dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tutje u shpreh se i takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka po dëshiron.

“I takon Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka dëshiron, nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete nëse dëshiron edhe ende mendon që principi i marrëveshjes së Ohrit me funksionu palët si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara ashtu siç shkruan. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare e ndan mendjen me ec në këtë rrugë, Kosova është e gatshme. A nëse do me i mbyll sytë dhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovën, asnjë reagim nuk e pash nga Brukseli e as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Bashkësia është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë për këtë arsye duhet një drejtim krejt i ri”, tha ai.

Lajmet Konjufca: Dialogu u fut në arkivol me sulmin në Banjskë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>