Konfiskohen shumë makina për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës sot paradite ka konfiskuar 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili bëri të ditur se për këtë rast nuk ka asnjë person të arrestuar.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Lajmet Konfiskohen shumë makina për prodhimin e kriptovalutave >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>