Konfiskohen mbi pesë mijë kilogramë mjaltë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 5800 kilogramë mjaltë gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj.
5800 kavanoza me mjaltë ishin pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar.
Malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, derisa Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë mori mostrat e nevojshme.
Në lidhje me rastin janë shoqëruar për intervistim dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe
E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmet Konfiskohen mbi pesë mijë kilogramë mjaltë >> Rahoveci INFO.