Konferenca e Fodas, nga përjashtimi i lojtarëve, tek nënshkrimet e ‘falsifikuara’ të lojtarëve për kërkimfalje
Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet fillimisht me Lituaninë në udhëtim dhe pastaj me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, në konferencën për media, trajneri Franco Foda më shumë foli për zhvillimet të tjera brenda kombëtares, se sa për dy ndeshjet e radhës. Në fakt, që në hyrje të konferencës, Foda sqaroi edhe njëherë vendimin për prjashitmijn e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Aro Muricit duke thënë se ky vendim u morë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Këtë vendim e kanë marrë bashkë trajneri dhe federata duke ditur se këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër lojës ndaj Qipros i kemi larguar”, u shpreh shkurtimisht Foda.
Më tutje, përzgjedhësi i “Dardanëv” tha se në dy ndeshjet e radhës Kosova duhet ta synojë vetëm fitoren dhe asgjë më pak.
“Nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë grup, ne duhet t’i fitojmë që të dy ndeshjet. Fillimisht do të kemi para vetes disa seanca stërvitore ku do të shihet se gjatë javës si do të veprojmë kundër Qipros, a do të luajmë me dy sulmues apo me disa të tjerë. Kjo mbetet të shihet gjatë ushtrimeve të ardhshme. Por, nuk ka rëndësi se sa sulmues i kemi në sulm, një, dy apo tre, me rëndësi është që ta kemi posedimin e topit dhe bashkarisht me një lojë të përbashkët ta fitojmë ndeshjen dhe bashkarisht të kemi sukses”, theksoi më tutje Foda.
Të tre lojtarët e përjashtuar më pas kërkuan falje për veprimet e tyre përmes një letre të përbashkët, veprim ky që ngjalli dyshime nëse letra e përbashkët e tyre ishte origjinale apo e falsifikuar. Popr, menacheri i kombëtares, Bajram Shala siguroi se ato janë origjinale dhe se janë lehtësisht të verfikueshe.
“Kushdo që dyshon se ato nënshkrime janë të falsifikuara, Kosova ka institucione që besoj funksionojnë shumë mirë, mund t’i deponojë ankesat në institucionet përkatëse dhe ka institucione që e vërtetojnë edhe autorësinë e nënshkrimit edhe procedurat dhe gjithçka tjetër. Mendoj që nëse flasim për nivelin e ekipit kombëtar, të diskutohen gjërat të tilla për futbollistë që janë prezent në skuadër tregon qartazi mënyrën se si funksionon i tërë ambienti rreth ekipit kombëtar dhe është pothuajse pa asnjë lloj profesionalizmi të diskutohet atutenticiteti i nënshkrimit të njerëzve që janë prezent në kamp dhe në çdo moment mund të flasin nëse nënshkrimet janë të tyre ose jo”, tha Shala.
Ndaj Lituani, Kosova luan më 12 tetor, ndërsa ndaj Qipros tri ditë më vonë.