Komunës së Suharekës i bllokohet llogaria bankare

Qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të komunës së Suharekës janë bllokuar, kjo u bë e ditur nga Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Për këtë situatë, Muharremaj thotë se duhet të veprojë urgjentisht Kuvendi i Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.

“Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./21Media

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker