Komisioneri për Gjuhët: U shkel Kushtetuta, në zonat me shumicë serbe gjuha shqipe shkruhet e dyta

Largimi i shenjave nëpër rrugë të cilat kanë qenë të shënuara me çirilicë ka nxitur reagime të shumta. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të konsultohet me Komisionerin për Gjuhët, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Lidhur me këtë në një përgjigje për KoSSev, ka folur vetë Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic. Ai ka thënë se zëvendësimi i shenjave duhet të bëhet në frymën e multi-etnicitetit dhe kompozicionit të popullatës në Veri të Kosovës.

Mladenovic ka thënë se numri i popullatës në zonën ku vendosen tabelat, determinon se cila gjuhë shkruhet e para. Sipas tij, në Veri, në fillim duhet të shkruhen në gjuhën serbe dhe më pas në shqip.

Ai thotë se nga mënyra se si janë vendosur në Veri të vendit, është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, meqë në tabelat e reja, fillimisht është shkruar në shqip, pastaj në serbisht.

“Ky veprim e shkel Nenin 59 të Kushtetutës, pikën 9”, ka thënë Mladenovic për KoSSev.

Lajmet Komisioneri për Gjuhët: U shkel Kushtetuta, në zonat me shumicë serbe gjuha shqipe shkruhet e dyta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>