Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, merr lajmin pozitiv për Asanin
Kombëtarja është nisur mëngjesin e sotëm drejt Hamburgut aty ku nesër në orën 15:00 do të luajë ndeshjen me Kroacinë.
Grupi i lojtarëve është në formë dhe dje pas palestrës është zhvilluar një përgatitje e skemave taktike për sfidën me kroatët.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në 18:30, kurse trajneri Sylvinho do të zhvillojë konferencën për mediat në orën 17:15.
Ndërkohë, kombëtarja ka marrë lajmin e mirë pasi, Jasir Asani, ka tejkaluar problemet shëndetësore dhe është i gatshëm për t’u kthyer.
Shqiptari nga Shkupi trembi të gjithë tifozët kuqezi pasi u zëvendësua në duelin me Italinë në minutën e 68, për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Nuk dihet nëse do të jetë titullar, por një gjë është e sigurt, ai është dispozicion të trajnerit Sylvinho dhe gati për të dhënë gjithçka ndaj skuadrës ballkanase.
Lajmet Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, merr lajmin pozitiv për Asanin >> Rahoveci INFO.