Komandanti i ushtrisë serbe takoi Vuçiqin, folën për Kosovën: Detyrat do t’i realizojmë me përpikëri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka thënë se sonte ka pasur një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Mojsiloviq deklaroi se tema e takimit ka qenë Kosova por se nuk mund të jap më tepër detaje.

Ai në një intervistë për televizionin Pink theksoi ka marrë detyra të qarta për çka thotë se Ushtria e Serbisë do t’i realizoi me përpikëri.

“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen në tërësi”, tha ai.

Kreu i ushtrisë shtoi se janë të orientuar drejt përmbushjes së detyrave.

“Ju duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, theksoi shefi i ushtrisë serbe.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!