Komandanti i KFOR-it e takon në Kopaonik shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Kopaonik.

Siç ka njoftuar KFOR-i përmes një komunikate, Ulutaş dhe Mojsiloviq ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutaş me homologët e tij kryesorë ushtarakë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajmet Komandanti i KFOR-it e takon në Kopaonik shefin e shtabit të ushtrisë serbe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>