Kolonat e gjata në Merdare, Policia: Pala serbe po punon ngadalë

Policia e Kosovës ka dal me sqarim për sa përket situatës në Merdarë ku shumë bashkatdhetarë po presin me orë të tëra në kolona për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Sipas Policisë, pritjet janë në kohëzgjatje deri mbi 7 orë si pasojë e procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të palës serbe.

“Policia e Kosovës, sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.  Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe”, thuhet në njoftim.

Më tutje nga Policia thonë se këtë çështje e kanë adresuar edhe tek mekanizmat ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, bazuar në informacionet që në vazhdimësi i siguron nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, vërehet se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave që dalin nga Republika e Kosovën është në Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë mjaft të gjata.

Policia e Kosovës, sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.

Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe.

Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar.

Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

Lajmet Kolonat e gjata në Merdare, Policia: Pala serbe po punon ngadalë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>