KOK-u së shpejti anëtar i EFPM-së
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi ka pritur sot koordinatorin strategjik të Lëvizjes Evropiane të Fair Playt (EFPM), Kolë Gjeloshaj.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi mes KOK-ut dhe EFPM-së, konkretisht shqyrtimi i mundësive të anëtarësimit të KOK-ut në këtë organizatë.
Presidenti Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që sa më parë edhe KOK-u të bëhet anëtar i EFPM-së, për çka u diskutuan kriteret të cilat duhet ndjekur për anëtarësim.
EFPM ka 40 Komitete Olimpike Kombëtare për anëtare dhe 19 organizata tjera ndërkombëtare, përfshirë Federatat Ndërkombëtare.