Kocevski: Për 10 persona do të kërkohet paraburgim i përkohshëm

Prokurori publik Lupço Kocevski ka bërë të ditur se 10 persona do të duhet të qëndrojnë në paraburgim të përkohshëm si të dyshuar për tragjedinë në Koçan, transmeton TV21.
Në një konferencë për media, Kocevski tha se tragjedia dëshmon se kemi “erozion sistemi”, pasi ka shumë lëshime të mëdha.
Më tej ai bëri të ditur se është marrë në pyetje njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe se nuk ka pasur marrëveshje me shkrim ndërmjet organizatorit dhe grupit për organizimin e koncertit.
Mbi 20 persona, njoftoi Kocevski, janë marrë në pyetje gjatë ditës për tragjedinë.