“Kobra” transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në një qendër tjetër paraburgimi

Personazhit kontrovers, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, që po dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari, te lokali i tij në Prizren, ‘Kobra City”, i është ndërruar qendra e paraburgimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

‘Kobrës’, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit për këtë rast tashmë është larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet në Podujevë.

Kobra është transferuar nga ky burg në një qendër tjetër paraburgimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga SHKK dhe kanë bërë me dije se ky vendim për marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje.

Hoxhaj, i cili ka të kaluar kriminale po dyshohet se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Bashkë me ‘Kobrën’ në paraburgim kanë përfunduar edhe pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje, që i parapriu vrasjes.

I riu që u vra është V. C. nga Kukësi i Shqipërisë, i cili kishte ardhur nga Franca për pushime, që dolën të jenë tragjike.

Ai mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren. Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!