“Kobra” s’e pranon fajësinë për vrasjen e 31 vjeçarit, bën këtë veprim!

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë mbrëmë në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy shtetasve të Shqipërisë të cilët ishin duke u larguar me veturë nga parkingu i lokalit në fjalë, pas një përleshje fizike që kishin pasur me punonjësit e lokalit në ambientin e brendshëm.

Por, këto akuza i ka mohuar vetë pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i cili është mbrojtur në heshtje.

Në një prononcim për lajmi .net, avokati i Hoxhës, Nexhat Elshani, ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë.

“Është mbrojtur në heshtje. Nuk e ka pranuar fajësinë. Momentalisht janë pesë persona të ndaluar për 48 orë. Kaq janë informacionet deri më tani, kryesorja është që klienti nuk e ka pranuar fajësinë”, ka deklaruar Elshani.

Kujtojmë se sipas raportimeve, dy shtetasit e Shqipërisë pas sherrit brenda lokalit “Kobra City”, kishin dalë jashtë për t’u larguar nga lokali, ndërsa janë plagosur derisa ishin në veturë.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!