KMDLNj-qytetarëve: Paditeni KESCO-n, KEDS-in dhe ZRrE-në, kërkoni kompensim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga qytetarët që të padisin kompanitë që merren me furnizim (KESCO) dhe distribuim (KEDS) të rrymës, sikurse edhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Kjo për shkak të faturave të muajit të kaluar, të cilat KMDLNj thotë se ishin “të kripura” dhe paraqisnin rrymë të pashpenzuar dhe shkonin deri në 400% më shtrenjtë në raport me muajin paraprak.

Këshilli thotë se para sporteleve të KEDS-it “janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve që po ankohen për këto fatura jonormale dhe pritjet janë disa orëshe”.

Duke marrë parasysh reagimet e dy kompanive, KEDS dhe KESCO, KMDLNj thotë se ato ishin “reagime të hajdutëve të zënë në vepër ndërsa reagimi i Qeverisë së Kosovës është oportunist dhe i pamoralshëm”.

Ky Këshill thotë se ZRrE-ja do të duhej ta kryente mandatin e rregullatorit “e jo të vihet në anën e operatorit keqbërës që keqpërdor buxhetin e qytetarëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, që nga përfundimi i luftës e deri më sot”.

Për këtë, thotë KMDLNj, kemi një vendim të Gjykatës kompetente që ka urdhëruar zhdëmtimin e konsumatorëve për mjetet që janë siguruar përmes fryrjeve të faturave me qëllim të shlyerjes së borxheve për serbët dhe të tjerët në veri të Kosovës.

KMDLNj u rekomandon qytetarëve të Kosovës të këmbëngulin në realizimit e të drejtave të tyre që t’u kthehen mjetet për aq kohë sa janë dëmtuar duke kërkuar edhe përgjegjësi ligjore për ata që e kanë planifikuar, e kanë lejuar dhe e kanë zbatuar këtë keqpërdorim.

“Adresa e përgjegjësisë është ZRrE. Qytetarët duhet të kërkojnë rishikimin e faturave të fundit duke mos u mjaftuar vetëm me kundërshtim verbal. Qytetarët duhet të organizohen në mbrojtje të të drejtave të tyre duke protestuar deri në realizim të këtyre të drejtave dhe të kërkojnë përgjegjësi për shpërdoruesit. Për shkak të përsëritjes të keqpërdorimeve, qytetarët duhet të kërkojnë shkëputjen e kontratës me KEDS-in ashtu si ka ndodhur në vende të tjera ku qeveritë kanë mbrojtur interesin e qytetarëve, përkatësisht të konsumatorëve. Ky mbifaturim i muajit të fundit nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa një përgjigje të vendosur të qytetarëve aq më parë që Kosova është i vetmi vend në rajon por edhe më gjerë ku faturimi i rrymës nuk bëhet në bazë të asaj se sa keni shpenzuar por se cilit komunitet etnik i takoni ku shqiptarët, si shumicë absolute, diskriminohen në mënyrë dhe përmasa absolute. E për çfarë të drejta kushtetuese dhe barazi para ligjit mund të flasim?!”, ka shkruar KMDLNj në reagim.

Lajmet KMDLNj-qytetarëve: Paditeni KESCO-n, KEDS-in dhe ZRrE-në, kërkoni kompensim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>