Klopp i rikthehet futbollit
Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është emëruar shef i futbollit në Red Bull.
57-vjeçari gjerman do të fillojë punnën e tij në këtë rol më 1 janar 2025.
“Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky”, tha Klopp.
“Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.
”Në rolin e tij strategjik, Jürgen Klopp nuk do të përfshihet në operacionet e përditshme të klubeve, por do të fokusohet në mbështetjen e drejtorëve sportivë në avancimin e filozofisë së Red Bull”, thuhet në njoftim.