Kisha-xhami e Ulqinit, simbol i gërshetimit të Lindjes dhe Perëndimit

Ulqini, një qytet në skajin jugor të Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë, është i njohur për plazhet e gjata me rërë, kripore, peshq, ullinj, portokaj, marinarë dhe peshkatarë.

Pak dihet për këtë objekt që gjendet në qytetin e vjetër të Ulqinit, por thuhet se ai është ndërtuar rreth 2 mijë vjet e gjysmë më parë. Në zemër të qytetit të vjetër ndodhet kisha-xhami, simbol i gërshetimit të Lindjes dhe Perëndimit, feve dhe kulturave të tyre.

Edhe pse përfaqëson një objekt të rrallë arkitekturor dhe për vendësit është një trashëgimi të çmuar të bashkëjetesës shekullore, në këtë monument kulture nuk është investuar prej dekadash.

Biografisë së tij, e cila është mbi gjysmë mijëvjeçari, i mungojnë të dhënat më të reja.

Historia, pa të dhëna kyçe

Objekti është ndërtuar në vitin 1510 si Kisha Katolike e Shën Marisë. Pasi otomanët pushtuan Ulqinin, në vitin 1693 kjo kishë u shndërrua në xhami të qytetit dhe sipas arkivit të muzeut, pas murit jugor iu shtua një minare.

Mirëpo, ndryshe nga historia shekullore e kësaj trashëgimie kulturore, mungojnë të dhëna të rëndësishme të kishës-xhamisë nga epoka jonë.

Hyrja e Muzeut të Ulqinit, ku ndodhet kisha-xhami. 15 dhjetor 2023.

“Minarja besohet të jetë shembur në tërmetin e vitit 1979, por nuk ka asnjë informacion të saktë në publikimet zyrtare. Nuk ka as një fotografi të minares para tërmetit”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i muzeut, Gazmend Kovaçi.

Sipas tij, në vitin 1966 Komuna e Ulqinit kishte propozuar që objekti të shndërrohej në muze të qytetit.

Modeli i qytetit të vjetër të Ulqinit. 15 dhjetor 2023.

Banorët vendës dhe kronistët e qytetit thanë se ritet fetare në kishën-xhami janë kryer në vitet 1960 dhe se minarja është shkatërruar nga tërmeti katastrofik që goditi bregdetin malazez në vitin 1979.

Një nga dëshmitarët e asaj kohe, Ismet Karamanaga, jeton në qytetin e vjetër.

“Si fëmijë, për shkak se jetojmë atje në qytetin e vjetër, kemi parë prindërit tanë që shkonin atje për t’u falur. Më kujtohen imazhet e abdesit”, tha Karamanaga, duke iu referuar ritualit të larjes së fytyrës, duarve dhe këmbëve që besimtarët myslimanë e praktikojnë para se të falen.

Ai tha po ashtu se i kujtohet kur minarja u rrëzua si pasojë e tërmetit.

Nuk ka asnjë të dhënë se rindërtimi i minares është duke u shqyrtuar nga autoritetet.

Aktualisht, pas disa dekadash është duke u rinovuar Muzeu i Ulqinit, në kuadër të të cilit ndodhet edhe kisha-xhami.

Ndërtesa e muzeut, e cila ka një koleksion arkeologjik, etnografik dhe të artit, është rikonstruktuar në dy vjetët e fundit dhe punimet do të përfundojnë deri në prill, sipas drejtorit Kovaçi. Për rinovimin e muzeut janë investuar 80.000 euro.

“Në pyetjen nëse mjaftojnë [paratë e investuara], mund të them se paratë janë gjithmonë të pakta, por duke e ditur që nuk është investuar asnjë euro për 40 vjet, mund të themi se mjaftojnë”, tha Kovaçi.

Pjesë e koleksionit të pasur arkeologjik të Muzeut të Uliqinit. 15 dhjetor 2023.

Tradita shumëvjeçare

Gazetari dhe publicisti Mustafa Canka, i cili po ashtu hulumton ndërkulturalizmin në zonën e Tivarit dhe Ulqinit, tha se kisha-xhamia është një nga simbolet e tij.

Megjithatë, ai beson se ruajtjes së këtij objekti po i kushtohet pak rëndësi.

“Kjo sepse nuk kuptohet që ndërkulturalizmi është kapitali më i madh i vendit tonë. Dhe se është një mënyrë thelbësore e jetës në këtë zonë. Falë kësaj, ai ka mbijetuar këtu me shekuj, madje edhe me mijëvjeçarë”, tha Canka për REL-i.

Ai përmendi shembuj të tjerë, sepse sipas tij, gjatë historisë Ulqini ka qenë vend pelegrinazhi i të gjitha feve kryesore: krishterimit, islamit dhe judaizmit.

Copëza të një ndërtese në Ulqin që datojnë nga periudha e gotikës së vonshme dhe renesancës.

Canka tregoi se çdo 9 maj merr pjesë në një ceremoni për nder të Shën Nikollës, që zhvillohet në kishën katolike me po të njëjtin emër të ndërtuar buzë lumit Buna.

Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1087 në vendin ku ndaloi anija që transportoni trupin e atij të këtij shenjtori nga Azia e Vogël në Bari.

“Myslimanë, ortodoksë dhe katolikë vijnë në atë kishë të vogël, e cila është 7 ose 8 kilometra në rrjedhën e sipërme e grykës së Bunës në Adriatik”, tha Canka.

Një pllakë pranë portës së sheshit ku ndodhet kisha-xhami, ku është shkruar një poezi në arabisht. 15 dhjetor 2023.

Ai kujtoi se kulti i Shën Vladimirit, i cili është shenjtor për pjesëtarët e të tri feve, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Mirëpo edhe ky kult është keqpërdorur kohët e fundit.

Gjegjësisht, tradita e bashkimit të kryqit për nder të këtij shenjtori në majën e malit Rumija, mbi Tivar, u ndërpre në vitin 2005, pas vendimit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Atë vit, Kisha Ortodokse Serbe me helikopter vendosi një kishë të vogël, të ndërtuar me metal, në majën e malit, në vendin ku ortodoksët, katolikët dhe myslimanët mbanin kryqin së bashku.

Kisha-xhami në Ulqin të Malit të Zi.

Që atëherë, mbajtja e kryqit është shndërruar në një ritual kombëtar.

I pyetur nëse rritja e nacionalizmit në vitet e fundit e ka “dëmtuar” multikulturalizmin në Mal të Zi, Canka tha se beson se rrënjët e tij mijëravjeçare janë mjaft të thella.

“Unë mendoj se kjo shoqëri, pavarësisht se çfarë mendojmë ne, po ndryshon thellësisht për mirë. Dhe se vetëm kjo histori e përbashkët shekullore e jona mund të na paraqesë para botës dhe vetes si njerëz të qytetëruar. Thjesht, nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

Pamje e pjesës së qytetit të vjetër të Ulqinit. 15 dhjetor 2023.

Hulumtimi: Niveli i distancës etnike dhe nacionalizmit në Mal të Zi është ende i lartë

Hulumtimi i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) i publikuar në dhjetorin e vitit 2023, tregoi se niveli i distancës etnike në Mal të Zi është ulur nga pothuajse 35 në 23 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit.

Megjithatë, ai është ende i lartë, sepse distancën etnike e shpreh gati një e katërta e qytetarëve, ndërsa nacionalizmin pothuajse çdo i pesti qytetar i anketuar.

“Këtu nuk ka nacionalizëm, të gjithë këtu mendojnë në radhë të parë për turizmin dhe si të sigurojnë jetesën nga turizmi”, tha Ismet Karamanaga nga Ulqini.

Pamje nga Ulqini.

Turistët në Ulqin, përveç kishës-xhami, në sheshin kryesor mund të shohin objekte që nga periudha parahistorike, helene dhe romake, e deri te periudha mesjetare dhe turke, të cilat janë zbuluar në qytet.

E gjithë kjo është interesante për të huajt, “por ne duhet ta ruajmë këtë trashëgimi në radhë të parë për hir të vetvetes dhe për jetën tonë të përbashkët”, tha Kovaçi.

Gazmend Kovaçi.

Në Ulqin jetojnë pak më shumë se 20.000 banorë, prej të cilëve rreth 70 për qind janë shqiptarë autoktonë, pasuar nga malazezët, serbët dhe boshnjakët.

Shumica e popullsisë i përket fesë islame, e ndjekur nga ortodokse dhe katolike. Gjuha malazeze dhe shqipe janë gjuhë zyrtare. /REL

Lajmet Kisha-xhami e Ulqinit, simbol i gërshetimit të Lindjes dhe Perëndimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>