Kimete Berisha: Për të qeshur! (Kronikë nga diaspora)
1. Pasi që e morën vesh lajmin se ushtria e Kosovës s’kanë pasul për darkë, dhe se ushtria e Shqipërisë për vete hanë si thitë e nuk e ndajnë bukën me homologët e tyre nga Kosova, disa serbë të armatosur u ‘slloboditën’,
dhe me pushkë në krah e me automjete luftarake hynë në Kosovë pesëdhjetë metra thellë….merre me mend, pesëdhjetë metra.
– Kryeministri i ka fotografuar nga ballkoni, ku ishte duke pirë kafe dhe duke menduar se pse jeta është kaq e dhimbshme….
– Kur ushtarët serbë e panë që kryeministri i pa ata – u frikësuan dhe u larguan.
– Kryeministri Kurti nuk i lajmëroi në polici, as nuk kërkoi nga askush raport dhe përgjegjësi, i la në ndërgjegjen e tyre.
– Nëse kthehen prap, i paralajmëroi në Facebook se do të përballen me Iphonin e tij dhe se prap s’do t’i shpëtojnë kamerës së tij.
2. Pasi që e kreu me sukses fotografimin e armikut serb, shkoi me Donikën në Gjermani, të kombinuar si flamuri kombëtar, veshur kuq e zi, për t’i provokuar ndjenjat e fjetura të shqiptarëve.
Shqiptari pa ia afruar flamurin kuq e zi te hunda, nuk ndjen.
– Shqiptarët u duatrokitën sukseseve të Albin Kurtit.
– Njëri pak më ‘rebel’ deshti ta pyes Albin Kurtin se pse ushtria nuk ka bukë, por shoku që e kishte pranë i tha ‘prit mos u nxej qysh e ke zanat, se s’janë sosur ditët’.
– Shqiptarët e diasporës ende nuk e pranojnë flamurin e Kosovës, sepse nuk e pranon Albin Kurti, i cili gjithmonë e mban fushatën zgjedhore me flamur kuq e zi e pasi që i fiton zgjedhjet prishet me Shqipërinë.
– Në Shqipëri, Albin Kurti flet vetëm me Dejona Mihailin, e cila është greke ama më shumë i do shqiptarët.
– Të tjerëve nuk ua çel telefonin kryeministri, sepse krejt shqiptarët e Shqipërisë janë antishqiptarë përveç grekja Dejona Mihaili, e cila është e vetmja që ua di vlerën shqiptarëve.
– Nuk është Albin Kurti mizantrop, por është si unë, selektiv.
Ai bile e ka gjetur një shoqe në Shqipëri, unë ende asnjë shok….
3. Një grua e anës së Drenicës e cila gjatë grevës së minatorëve në vakt zaman kishte gatuar qindra pite (për shkak se kishte gatuar shumë pite, ia kishte parë hairin se nga praktika ishte mësuar të gatuaj mirë), nuk shtini gjë në gojë…
– U çu në këmbë dhe i tha kryeministrit se është në gjendje që si atëherë të gatuaj pite për ushtrinë.
– Pas saj u ngritën në këmbë edhe disa vajza të reja, të cilat u ofruan vullnetare për të gatuar pite me petë të bleme..veç duhet pak uthull për t’i zbutur pak.
4. As birrat nuk mungonin në sofrat e shtruara në Bavaria, që ishin të mbushura me ushqime që nuk u dihen emrat, ku era e mundte erën, përveç erën e mishit që nuk e mund as era e hudhrës.
– Meshkujt hanin derisa flisnin për të ardhmën e ushtrisë së uritur.
– Një djalë i gjatë, që dukej sikur i zbritur nga qielli, e pyeti veteranen e piteve se pse Vjosa Osmani e ndihmon ushtrinë e Ukrainës e ushtrinë e vet e lë pa bukë.
– Gruaja nuk iu përgjigj, ajo s’ishte e fjalëve por e veprave…
– Një skulptor, me prejardhje nga njëra Klinë, e bënte skicën e skulpturës së tij të radhës mbi një salvetë të kuqe mbi tryezë.
E filloi me një tepsi të cingut të ndryshkë, pastaj e vizatoi një pite me rrathë.
Të hidhej ta haje salvetën.
Një dorë me gishta të hollë e zgjatur drejt tepsisë dhe anash pites disa pika lot, që sipas situatës mund të interpretoheshin edhe si pika uji.
– Do ta bëj një pite me hekur dhe t’ia dhurojë si mirënjohje veteranes së harruar të piteve, e cila nuk kishte përtuar kurrë të gatuante për kauzën e lirisë, dhe të vetmen drojë që kishte, mos e bë Zot, nga koka t’i fluturonte ndonjë qime floku.
5. Djali i gjatë, si i pikur nga qielli, koka e të cilit prekte n’tavan, i ngarkuar politikisht, prap e bëri një pyetje, por kësaj here ngriti dyshimet se mos vallë Albin Kurti po i përdorë taktikat e Sun Tzu-së,
i cili na këshillon që ‘të shtiremi si të dobët kur jemi të fortë, e të fortë kur jemi të dobët’.
– Ndoshta, përkundrazi, ushtarët hanë edhe zerde, por është taktikë luftarake e Albinit kjo për ta lajthitur armikun serb.
– Nuk mori përgjigje nga asnjëri pjesëmarrës i sofrës…
djalin s’e merrte kush seriozisht,
e ëndërr e kishte,
qëllimin më të madh në jete e kishte që të arrinte që ta merrnin seriozisht,
dhe pastaj edhe nëse s’do të ishte më, s’do t’i mbetej merak për asgjë në këtë jetë.
6. Albin Kurti ishte duke i treguar diasporës se ju keni kulturë gjermane, punoni, çoheni herët e më votoni, e jo si unë që i lë punët në momentin e fundit,
kur Donika Gërvalla iu afrua Albin Kurtit dhe e njoftoi në vesh se Vjosa Osmanit i janë zvogëluar dukshëm Liket në Facebook.
7. Kryeministri e njoftoi diasporën se është duke e ndërtuar një godinë të madhe për fakultetin e matematikës, që kur ta shohin të rinjtë të kenë qejf të bëhen matematikanë veç për shkak të bukurisë së ndërtesës.
– S’ka profesorë të matematikës, siç s’ka as studentë, por bëhen, në emër të Zotit, deri atëherë del ndonjë.
P.S. Veç për dashuri nuk flasin.
Sepse dashuria edhe nuk ekziston, edhe ta plas zemrën.
Lajmet Kimete Berisha: Për të qeshur! (Kronikë nga diaspora) >> Rahoveci INFO.