Kimete Berisha: Nga kutia e llokumeve!

1. Nga Mitrovica, Albin Kurti e ftoi Bedri Hamzën që një herë në
jetë ta bëj zemrën gur e shkojë në Veri të Mitrovicës,
që ta shoh flamurin e Kosovës se si valon atje, sa herë fryn era.
– Të njëjtin flamur, të Kosovës, nuk mund ta shoh edhe në tubimet e Albin Kurtit.
– Që do të thotë se Veriu i Mitrovicës është Kosovë, e Jugu i Kosovës është Shqipëri!
– Albin Kurti nuk e kupton se merak për Veriun kemi vetëm ne që jemi rritur atje!
– E Bedri Hamza është i Klinës…
s’e lidh asnjë kujtim me Veriun, prandaj nuk është fajtor që nuk ka qejf të përbishtet në Veri…
anipse arsyeja e vërtetë që nuk shkon atje është se tutët, shumë!
2. U dëgjua në Rasadnik, kur Albin Kurti tha se si guvernator i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, nuk e ka luftuar dinarin serb.
– Ama, Bedri Hamza nuk ka luftuar asgjë, beson në paqe, prandaj për asgjë kurrë nuk ka luffuar.
– Ka ‘rrnu’!
3. Për shkak të temperamentit të tij flegmatik, apatik, pa emocione, të ftohtë dhe indiferent, Bedri Hamzën e kanë mundur edhe nxënësit e shkollave fillore të Mitrovicës.
– Nxënësit e Mitrovicës, më së shumti në Kosovë, e pinë cigaren, sidomos atë elektronike.
– Klan Kosova me ‘Big Brother’ e ka futur ‘Lëndën e cigares elektronike’ si trend tek fëmijët, duke e promovuar si të domosdoshme për të qenë ‘dikushi’.
– Me Bedri Hamzën flegma, shkollat fillore janë bërë ‘Gangsta’s Paradise’ e nxënësve problematikë, që shantazhojnë, incizojnë, kërcënojnë, ofendojnë arsimtarët, rrahen mes vete dhe që nuk dinë të shkruajnë as të lexojnë!
– Shkollat fillore të Mitrovicës janë bërë ferr për nxënësit e mirë, që numërohen në gishta.
– Prandaj, në njëfarë mënyre, shkollat punojnë në gjendje të jashtëzakonshme, si Institucione korrektuese, ku më së paku merren me mësim!
4. E Mefail Bajçinovci e ka krahasuar numrin e tij në Listën e Vetëvendosjes, me emrin e një pushke, që tha se kurrë nuk ia ka huqur.
– Ky as nuk e ka haberin se me këtë pushkë nëpër luftëra, janë vrarë shumë viktima të pafajshme.
– Unë nuk e kuptoj se pse njeriu normal flet fjalë miradije për pushkët!
– Ka mundur ta krahasoj numrin e tij në Listë, me numrin e këpucëve, që bile kur humb, humb për shkak se e kanë vrarë këpucët, e jo pse i është lagur pushka.
5. Xhelal Sveçla e ka numrin e James Bond-it në Listë,
për shkak se në Villën e Radojçiçit ka zbuluar CD muzikore, ku disa politikanë shqiptarë, si violina e dytë, kanë kënduar këngët e Zorica Brunclih me Radojçiçit, si violina e parë.
– Teksti i këngës që konsiderohet se e rrezikon sigurinë kombëtare janë vargjet e dyshimta:
‘Ljubavi se nove radjaju,
tek po neka bude trajna,
svaka ima svoje cari,
najsladja je ljubav tajna’.
– Pritet që performancën e lartpërmendur ta shohin populli, së shpejti, veç derisa të montohet videoklipi.
6. E LDK-në s’po e përmend sonte se gjithë ditën më kanë sharë, ama ende nuk e kanë arritur atë nivelin akademik të Sabri Hamitit, i cili e ka pasur zanat t’i quante studentet ‘dhija’!
– ‘Çka po më kcen si dhi’ – e pyeste studenten, akademiku, e ajo s’përgjegjej, veç nuk ‘kcente më…si dhi’!
7. Nga Leksiku i Bedri Hamzës:
– ‘Per mu osht nder, osht knaqsi…’s’ka nevojë me sha, gjuha shqipe osht e pasur mjaftueshUm me kritiku’.
P.S. ‘O llokum, llokumi im
hajde luaj pa pushim,
nëna per ty m’ka lind,
sheqeri im’!
Lajmet Kimete Berisha: Nga kutia e llokumeve! >> Rahoveci INFO.