Kimete Berisha: Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliun për një fjalë goje, Liburn Aliun s`po e shkarkon për miliona euro të munguara

 

Gazetarja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos marrjen e masave ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po hetohet nga prokuroria për korrupsion.

Ajo ia ka rikujtuar Kurtit veprimin që dikur kishte ndërmarr ndaj Agim Veliut, ish-ministrit të Punëve të Brendshme.

Në profilin e saj në Facebook”, ajo ka shkruar se kryeministri Kurti e kishte shkarkuar Veliun për një fjalë goje, kurse ndaj ministri Aliu nuk po merr masa për milionë të munguara.

“Një ditë, padashje, me veturë, i dhashë përparësi Liburn Aliut, se e pashë me vonesë. U nervozova që i dhashë përparësi atij që po hetohet për vjedhjen e ujit, e ne për vete e paguajmë ujin që s’e pimë sepse na e kanë helmuar. Nuk e di pse na e kanë helmuar ujin! Liburn Aliu ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me drejtësinë, thuajse është kah e pyet kush. Por, Albin Kurti që pyetet, nuk ka shprehur gatishmërinë ta ndërpres bashkëpunimin me Liburn Aliu! Ky është ai Albin Kurti i cili për një fjalë goje e ka shkarkuar Agim Veliun, e sot nuk e shkarkon Liburn Aliun për miliona euro të munguara”, ka shkruar Berisha.

Lajmet Kimete Berisha: Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliun për një fjalë goje, Liburn Aliun s`po e shkarkon për miliona euro të munguara >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker