Kimete Berisha: Albin Kurti e ka lënë Ramush Haradinaj edhe pa mend

E la pa mend!
1. Sa herë flet, e bën beribat.
Ramush Haradinaj e konsideron Albin Kurti superhero, që sipas tij, ‘na la pa NATO, na la pa Amerikë, na la pa BE’.
– Duke u munduar ta portretizoj si njeri shumë të poshtër, po e portretizon si mbinjeri…
që veç pse ka dashur, për pikë të qejfit, e ka dobësuar biznesin dhe ka shkatërruar çfarëdo që i ka dalë përpara dhe që s’e ka pasur në qejf.
– Albin Kurti bën çfarë t’ia do zemra, dhe s’ka Zot që e ndal.
Ramushi po tutët.
– Këto numërime rrëqethëse, si loke, Ramush Haradinaj po i bën me pamje kah oborri i shtëpisë së tij milionëshe….
– Albin Kurti jeton me qera, që domethënë s’e nuk e di as sa kushton pragu i shtëpisë, dhe kjo tregon se nuk ka aftësi ndërtimi, por shkatërrimi.
– Veç tjerash, Albin Kurti e ka lënë Ramush Haradinaj edhe pa mend.
– Sepse, Albin Kurti nuk ka mundësi e as s’është faktor që të na lë pa NATO-n., sepse NATO është në Kosovë,
BE është në Kosovë, Amerika është në Kosovë.
– E për ta ‘shkatërruar’ dikë, pa e prekur me dorë, duhet të flasësh më pak, bile preferohet të shtiresh si shok, që të mos vërehesh…
– Se, s’ka gjë më qesharake se sa kur një komandant bën sikur i frikësohet Albin Kurtit…të cilit krejt bota s’po mund t’ia ndalin hovin.
– Kështu, njësoj si Albin Kurtit, me bëzbëze ia ka pat prurë diellin mbi krye Hashim Thaçit, i cili pastaj në vetëmbrojtje e sipër e ‘vënte në pikëpyetje pafajësinë e Ramushit’, e për pasojë pastaj Hashim Thaçin e citonin krejt Serbia.
2. Partia Drenicake e Kosovës, nuk e ka dert që nuk i ka fituar zgjedhjet, prandaj ka vendosur ta bëj qeverinë bashkë me Ramush Haradinajn,
i cili e konsideronte Hashim Thaçin ‘tradhtar i Veriut’ , Rankoviç i korrigjimit të kufijve.
– PDK sikur kanë lajthitur…dhe kanë dalë komplet nga realiteti.
3. E Sami Lushtaku i ka thënë Fatmir Limajt, mos gabo të bëhesh me Albin Kurtin se e shkatërron karrierën politike!
– Cilën karrierë?
– Ku ka karrierë politke në Kosovë?
Pse a ende ka mbetur diçka për t’u shkatërruar, a?
– E pse pra Sami Lushtaku ka dështuar në politikë?
Me kë është shoqëruar që ka dështuar, përveç me PDK-në!
4. Albin Kurti nuk merret me ‘Small talk’, me tema të vogla, me ‘si je a je mirë!
– Prandaj merret me Ukrainën.
Në korridoret e spitaleve presin shqiptarët pesë orë për një infuzion, por kjo s’është temë e madhe.
– Çmimet janë ngritur, shumë, shqiptarët janë varfëruar, krejt rroga shkon në ushqim dhe në rrymë, shumë biznese të vogla janë mbyllur, por as kjo nuk është temë atraktive që të bën të ndjehesh high.
– E, kur thua që ne e përkrahim Ukrainën, bash kur Amerika e urdhëron Zelenskyn ‘Ule zërin’ – ndjehesh i madh, që merresh me tema të mëdha.
– Amerika e mbron Kosovën me ushtri, e Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës (njëjtë si Rusia e Serbia),
e Albin Kurti përzihet në punët që s’i takojnë dhe që e bëjnë të duket qesharak.
– Dhe, po.
Albin Kurti u bë elitist, ‘artistët’ e OJQ- ve u knaqën në shpinë të tij po jetojnë si mbretër, pa punuar kurrgjë, në kokërr shpine, me paratë e shtetit.
– Në krye të tavolinës së Albin Kurtit me ‘artistë’, njëra me stil të frizit ‘hanka palldum’, duke e analizuar artin…o Zot…
5. Disa nxënës e rrethuan Albin Kurtin para kryeministrisë dhe e thërrisnin ‘Babë’.
– M’u kujtua ajo ndjenja më e fortë që mbaj mend nga fëmijëria: pavarësimi nga prindërit.
6. E, Londra e përshëndet Ramush Haradinajn me një votë.
7. E zënë…Mos ma vjedh vetminë.
P.S. ‘ Unë i dua të dashuruarit, por vet nuk mund të dashuroj, sepse jam shumë larg…jam dëbuar’.
– K.

Lajmet Kimete Berisha: Albin Kurti e ka lënë Ramush Haradinaj edhe pa mend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker