Kili i shënon Shqipërisë, kuqezinjtë reagojnë por fati nuk është me ta

Pjesa e parë e takimit miqësor mes Shqipërisë dhe Kilit në stadiumin e Parmës është mbyllur me fitoren e latinëve.

Në minutën e 20-të, Vargas gjuan fort brenda në zonë duke mposhtur Strakoshën. Kuqezinjtë pretenduan për prekje të topit me dorë, ndërsa arbitri e konsideroi golin të rregullt.

Të besuarit e Sylvinho mund të kishin zhbllokuar takimin që në minutën e 10-të por Rey Manaj nuk arrin të shfrytëzojë një top të marrë nga Bajrami, i vetëm përballë portierit Bravo.

Asani dhe Seferi tentojnë gjithashtu të barazojnë shifrat, por ajo që mungon para portës është saktësia. Me rezultatin 1:0 për Kilin mbyllet edhe pjesa e parë.

Lajmet Kili i shënon Shqipërisë, kuqezinjtë reagojnë por fati nuk është me ta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>