Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmit ajror në vitin 2022

Kryeqyteti ukrainas ka kaluar qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022, ka raportuar kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Serhiy Popko tha se sirenat kanë rënë për rreth 700 orë, të barabarta me 29 ditë. Viti 2022, përshkruhet tashmë si më i frikshmi në historinë e qytetit, si kryeqyteti i Ukrainës së pavarur”.

Popko tha se Kievi është goditur nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit. Prej sulmeve u shkatërruan rreth 600 ndërtesa dhe u vranë 120 civilë dhe u plagosën 495 të tjerë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!